15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Administratorë të Marrëveshjes së Ohrit rrezikojnë të largohen nga puna?

Administratorë me vendime pune nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit dhe që deri tani kanë ndenjur në shtëpi rrezikojnë të mbeten pa punë. Kjo është paralajmëruar nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adminitratës, Damjan Mançevski. Ai javën e kaluar tha se nëse institucionet nuk janë të interesuar për një kategori të caktuar të administratorëve dhe nuk i kërkojnë, atëherë atyre do tu ndërpritet kontrata.
“Tani do të vendosen në listën e transferit dhe për ta vlejnë rregullat e njëjta si për të gjithë, nëse nuk ka institucion të interesuar për ta në periudhë të caktuar sipas ligjit, kontrata e tyre e punës do të ndërpritet”, tha Damjan Mançevski, Ministri i shoqerisë informaike dhe administratës.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë prononcim nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit lidhur me këtë deklaratë të ministrit Mançevskit. Numri i të punësuarve shqiptarë dhe nga etnitë e tjera pakicë, në sektorin publik aktualisht është rreth 19,5%, ndërsa sipas Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë 25%. Qeveria ka nisur planin e sistematizimit të mbi 1400 administratorëve që rrijnë në shtëpi, dhe se deri tani një pjesë e tyre janë sistematizuar.(INA)

.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja