May 12, 2021
Portali Shprehja

“Administratorët”, Paunovski do të shkarkohet, Zaev: Nuk respektoi hierarkinë

Drejtori i Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski pritet të shkarkohet meqë refuzoi pranimin e 35 administratorëve të cilët i takuan pas sistemimit me planin e Ministrisë për Sistem Politik. Shkarkimin e tij e njoftoi kryeministri Zaev kurse arsyeja është se pse Paunovski u është kundërvënë mediatikisht kryeministrit dhe zv/kryeministrit Grubit.

Ata janë shpërndarë sipas planeve për përshtatjen e tyre në ato institucione. Vetë institucioni në fund thotë “kjo mundet” ose “kjo s’mundet të bëhet”. Por, sigurisht nuk mundet që secilën ditë të konfrontohet me zv/kryeministrin, tani edhe me kryeministrin, një drejtoj që është emëruar nga Qeveria. Nuk mund të toleroni që publikisht të bëhen kështu komente duke nënçmuar ata që janë më lart në hierarki për diçka që është aq transparente dhe e vendosur në aq baza të shkëlqyeshme dhe të sinqerta – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Paunovski kohë më parë konfirmoi se nuk do të firmosë pranimin e të gjithë 35 administratorëve. Sipas tij, përgatitja arsimore e shumë prej tyre nuk përshtatet me punën e inspektorit dhe se nuk ka nevojë për administratorë që rrinë në zyrë. Nëse kryeministri s’më kupton, mund të më shkarkojë, kishte thënë Paunovski për portalin SDK.

Me japin 35 njerëz për në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë, kurse atje nuk kemi nevojë për punësime të reja. Andaj këto të punësuar të rinj s’kemi ku t’i sistemojmë, nuk kemi vend nëpër zyra, përsëri do të duhet të rrinë në shtëpi. Një pjesë e kuadrove që na jepen nuk janë me arsimin e nevojshëm dhe nuk përshtaten me pozitën e inspektorit. Vetëm 12 janë juristë dhe ekonomistë. Puna jonë është në terren, jo në zyrë, s’kemi nevojë për administratë – deklaroi Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit të tregut.

35 administratorët në fjalë ju ndanë Inspektoratit të Tregut me planin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive për sistemimin e administratorëve që me vite merrnin rroga por rrinin në shtëpi.

Plani përfshiu gjithsej 1349 administratorë prej të cilëve 1192 e kanë pranuar vendin e punës që u është ofrua kurse 38 kanë refuzuar dhe janë në listë e transferit. Një numër më i vogël kanë dhënë dorëheqje dhe disa kanë arritur tashmë moshën e pensionit.

Fatlume Dervishi

 

 

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment