March 1, 2021
Portali Shprehja

Adriana Matoshi iu reagon ashpër komentuesve që e gjykojnë për lidhjen e saj

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës.

Ajo garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2021, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60.

Megjithëse ende nuk ka një rezultat të certifikuar të zgjedhjeve, sipas burimeve thuhet se aktorja Matoshi i ka siguruar votat e mjaftueshme për një nga ulëset e Kuvendit të Kosovës, si deputete e legjislaturës së ardhshme.

Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë të saj artistë, e një ndër ta edhe humoristi Don Pifqi, i cili me prejardhje vjen nga i njëjti qytet ku edhe Adriana ka lindur, Gjilani.

Satiristi, emri i vërtetë i të cilit është Ramadan Behluli publikoi posterin e aktores në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shpërndarë edhe linkun e profilit të Adrianës, me mbishkrimin “Urime Adriana Matoshi”.

E me të parë këtë, aktorja ka falënderuar humoristin për mbështetjen e dhënë, por nuk ka kursyer një përgjigje të ashpër për shumë nga komentuesit, që e paragjykojnë atë për lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka theksuar Matoshi në komentin e saj.

Kujtojmë që ajo e bëri publike lidhjen e saj në tetor të vitit të kaluar, duke sfiduar paragjykimet racore që shquhen në Kosovë për lidhje të tilla.


Të Ngjajshme

Dafina Zeqiri duke shkëmbyer puthje me DJ Geek

admin

Shkurte Fejza e shijon diellin në Durrës

admin

Kështu u grushtuan djemtë mbrëmë në emisionin “Përputhen”

admin

Leave a Comment