June 20, 2021
Portali Shprehja

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

Afatet për përfundimin e ndërtimeve të tregut të Bit Pazarit vazhdojnë të mbesin vetëm premtime. Vitin e kaluar u premtua disa herë, ndërsa nuk iu pa fundi ndërtimeve. Nga Shoqëria Aksionare “Skopski Pazar” arsyetohen se vonesat ndodhën si pasojë e ndërrimit të menaxherëve të ndërmarrjes.

Lidhur me rinovimin e Bit Pazarit, Ju njoftojmë se pas ndryshimit të menaxhmentit hasëm në shumë probleme me projektin për rikonstruktim, për të cilat ishim të detyruar t’i zgjidhim njëkohësisht me punën në terren. Në afat sa më të shkurtër që mundet, u përpoqëm që ti tejkalojmë dhe projektin ta dërgojmë deri në fazën e fundit. Për një kohë të shkurtër planifikohet të përfundojë plotësisht hapësira e parkimit e cila ndodhet në konstruktin e kulmit të tregut. Pjesa e Tregut të grave në të cilin për momentin po punohet me intensitet, planifikohet që për rreth dy muaj, tërësisht të dorëzohet në përdorim me të gjitha kushtet e nevojshme, të cilat do të mundësojnë ambient të mbarë si për shitësit, ashtu edhe për blerësit -njoftojnë nga SH. A. “Skopski Pazar”.

Nga Oda e Tregtarëve thonë se nga menaxherët e ri të treguat, kanë marrë garanci se për dy muaj, i gjithë tregu do të lëshohet në përdorim.

Sipas bisedave që i kemi me organizatorin e “Skopski Pazarit” diku për nja dy muaj, dy muaj e gjysmë pritet të lëshohet në përdorim i gjithë Bit Pazari me të gjithë parkingun i cili është punuar në masë të madhe – deklaroi Ekrem Dolek, Oda e Tregtarëve.

Kryetari i Komunës së Çairit shprehet i bindur se do të respektohen afatet e reja për përfundimin e tregut të Bit Pazarit.

Këtë prolongim e kanë bërë pronarët e vjetër. Me blerjen e aksioneve të pronarëve të ri, dinamika e punës ka filluar me një intensitet shumë më të përshpejtuar dhe kontaktin tani e kemi me pronarët e rinj. Dhe mendoj se deri në fund të majit, në fillim të qershorit, tregu i ri të përfundon – u shpreh Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Tregu i Bit Pazarit ka filluar të ndërtohet tre vite më parë. Ai duhej të përfundonte për 18 muaj, por në të vazhdojnë punimet. Për momentin punohet në pjesën e ashtuquajtur “Pazari i Grave” e cila llogaritet fazë e fundit e ndërtimit.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Një në tre qytetarë në Maqedoni të Veriut nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre

admin

Pritje të shumta në Tabanoc për të hyrë në Maqedoni

admin

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

admin

Leave a Comment