October 21, 2021
Portali Shprehja

Afrim Gashi e Ziadin Sela me një vij: Shqiptarët kërkojnë zhvillim ekonomik

Votuesit shqiptarë kërkojnë rritje dhe zhvillim ekonomik, ndërsa kandidatët për kryetarë komunash të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të jenë në shërbim të bizneseve që t’ju ndihmojnë të zhvillohen, e më këtë të zhvillohen edhe komunat, thotë lideri i Alternatives, Afrim Gashi.

“Një prej kërkesave kryesore të shqiptarëve të elektoratit tonë është padyshim rritja dhe zhvillimi ekonomik, zgjidhja e problemeve reale të qytetarëve, zgjidhja infrastrukturore e kështu me radhë”, tha Gashi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se komunat nuk kanë mjaftueshëm kompetenca dhe këtë duhet të marrin nga pushteti qendror.

“Në përcaktimet tona programore mendojmë se komunat duhet të menaxhojnë me kufijtë e tyre që i kanë, sepse realisht tani kanë kufij dhe nuk kanë kompetenca. Nuk menaxhojnë as më toka bujqësore, as me pyje e as me resurse tjera natyrore që është element bazë e cila mund të vendoset në shërbim të bizneseve”, tha Sela.

Këto i premtuan dy liderët e ASh-së dhe Alternativës në takimin me Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomikë të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Edhe Hoxha para tyre shpalosi platformën ekonomike për zhvillim lokal që kanë përgatitur me anëtarët e OEMVP-së.

“Në takim do të jemi të hapur, do të shohim se çfarë do të premtojnë kandidatët për komunat përkatëse dhe ne si biznese duke pasur parasysh që jemi të shtrirë në të gjitha komunat të kemi edhe pika përkatëse të cilat janë të lidhura me komunat konkrete”, tha Hoxha.

Takim me OEMVP- në do të ketë nesër edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në kuadër të zgjedhjeve, partitë politike zhvillojnë takime me Odat Ekonomike për të shpalosur programet e tyre për zhvillim ekonomik të vendit. /TV21/

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment