December 5, 2022
Portali Shprehja

Ageler me kritika të ashpra për zgjedhjen e Islam Abazit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ageler në një prononcim për 360 gradë shpreh hapur pakënaqësinë për mënyrën sesi Islam Abazi u zgjodh në krye të Prokurorisë, e cila duhet të udhëheqë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ambasadës së SHBA-së rezultatet i duken të çuditshme, veçanërisht pasi kemi shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sistem të pavarur të drejtësisë në të cilin pozitat plotësohen sipas meritës dhe cilësisë, përmes proceseve transparente, pavarësisht nëse janë në prokurori, gjyqësor apo në ndonjë institucion tjetër publik. Ndërhyrja politike nuk ka vend në këto procese. Ata që do të ndërhyjnë përmes presionit, kërcënimeve apo marrëveshjeve korruptive do të thirren dhe do të mbahen përgjegjës nga qytetarët”, deklaroi ambasadorja e re e SHBA-së në vend, Angela Ageler.

.

Të Ngjajshme

Korea e Veriut ekzekuton dy adoleshentë të cilët shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut

Historia e evolucionit njerëzor filloi në Afrikë 7 milionë vjet më parë

Shpërthim i fuqishëm në një shkollë fillore në Greqi

Leave a Comment