June 22, 2021
Portali Shprehja

Agjenda e gjelbër pjesë e BDI-së/Ahmeti: Shoh lumenj të ndotur e male të shkreta

Agjenda e gjelbër nga dita e sotme bëhet një nga shtyllat e partisë blu. Kreu i integristëve, Ali Ahmeti tha se pas realizimit të projekteve të mëdha si barazia etnike, anëtarësimi i vendit në NATO dhe marrja e dritës jeshile për fillim të negociatave me BE-në, është koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të punojë për ambient të pastër jetësor, për drejtësi mjedisore, për jetë cilësore.

Në rininë time lumenjtë ishin aq të pastër saqë ne e pinim atë ujë të rrjedhshëm. Sot ata lumenj janë aq të ndotur saqë paraqesin rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Sot shoh malet e shkretuara, deponitë e egra në çdo vendbanim dhe jo gjithmonë për faj të institucioneve, por edhe për fajin tonë. Të gjitha bashkë kemi përgjegjësi për vendin ku jetojmë”, pohoi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti paralajmëroi se uji, toka dhe ajri i pastër, reduktimi i emitimit të gazrave, rrugët dhe hekurudhat cilësore, gazifikimi dhe energjia e gjelbër do të jenë fokusi i politikbërjes së re të kësaj partie në nivel qendror dhe kryefjala e veprimit në nivel lokal, me çka dhe shpalosi temat me të cilat kjo parti do të garojë në zgjedhjet lokale.

Sot cenimi i agjendës së gjelbër dhe ndotja e ambientit jetësor është kërcënim ndaj sigurisë, siç është edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar. Prandaj Qeveria, komunat dhe të gjitha institucionet tona duhet të bashkëngjiten dhe ne  do të angazhohemi për këtë të bëhemi liderë rajonal dhe evropianë në politikat e Agjendës së gjelbër”, tha Ali Ahmeti, BDI.

Premtimi i radhës i kësaj partie vjen në kohën ajo po mbush gati 20 vjet si pjesë e qeverisjes dhe në shumë mandate kishte dhe ministra të ekologjisë.  Ajo i konsideron të realizuara pikat e Marrëveshjen e Ohrit, ndonëse gjuha shqipe edhe më tej vazhdon të neglizhohet nga ana e institucioneve shtetërore, ndërsa përdorimi i simboleve varet përqindja e shqiptarëve nëpër komuna, shumë shkolla shqipe ndodhen në gjendje të mjerueshme apo shumë fshatra nuk kanë as ujë për pije. Përskaj Agjendës së gjelbër, kjo parti njihet edhe me ide të tjera të mëdha si ajo për kryeministrin e parë shqiptar apo Gjykatën e Lartë për barazi, me të cilat garoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Osmani: Është koha që RMV-ja të filloj negociatat, i plotëson të gjitha kushtet për këtë

admin

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

Leave a Comment