15.5 C
Skopje
September 23, 2019
Informacione Vendi

Agjentët sekret a janë përfshirë në Rastin e Kumanovës, ja çfarë po ndërmerrë shefi i ri i Agjencisë së Zbulimit?

Pa zbardhjen e të vërtetës nëse anëtarë të Agjencisë së Zbulimit kanë qenë të përfshirë në dhunën në Kuvend dhe rastin e Kumanovës, agjencia nuk do të ecë përpara. Kështu ka deklaruar Drejtori i ri Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu në intervistë për Dojçe Vele. Ai ka thënë se do të bashkëpunojë me Prokurorinë që të zbardhen këto dy ngjarje.

Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim

“Vet fakti që në të dy ngjarjet përmendet dhe involvim i pjesëtarëve të Agjencisë së Zbulimit, tregon se gjendja në sektorin e sigurisë ka qenë jashtë kontrollit dhe të gjitha standardeve profesionale. Fakt është që as Agjencia për Zbulim as Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të shkojë përpara pa zbardhjen e këtyre dy rasteve. As unë nuk mund t’i fshijë lehtë pasojat nga këto ngjarje ku kishte viktima në njerëz, dhimbje fizike dhe shkatërrim prone. Mund të potencoj se tërësisht do të jem në dispozicion dhe do të bashkëpunoj me Prokurorinë me qëllim zbardhjen e të gjitha dilemave rreth institucionit përgjegjës për të dy ngjarjet”

Sa i përket kontestimit nga ana e BDI-së, Musliu thotë se ishte befasuar nga reagimi i tyre, sepse siç thotë, emri i tij asnjëherë nuk është përmendur në “ngjarjet e Kumanovës”.

Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim

“Më duhet ta pranoj se reagimi i BDI-së për mua ishte befasi, sepse emri im asnjëherë nuk është përmendur në kontest të “ngjarjeve të Kumanovës”. Befasi është edhe fakti që BDI ka heshtur për “përgjegjësinë” deri në emërimin tim. Por, nëse disponojnë me informata dhe fakte tjera, unë jam i gatshëm t’i sqaroj të njëjtat. Ja përgjigjem direkt dhe me shumë përgjegjësi: Nuk jam i involvuar në ato ngjarje në asnjë mënyrë dhe as emri im nuk është përmendur në këtë kontest. Por tani si drejtor i AZ, e kam për detyrë të zbardhë tërësisht këto ngjarje”

Kujtojmë se menjëherë pas emërimit të Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim, i menjëhershëm ishte reagimi dhe pakënaqësia e BDI-së për atë se siç thanë, emri i Musliut është i dyshimtë për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”. /Shenja.tv

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Molliqaj flet për mundësitë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen

shprehja

Haradinaj ndërpret fjalimin në Gjilan, respekton ezanin

shprehja

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja