January 30, 2023
Portali Shprehja

“Agjërim” rekord për Lukakun dhe Giroud; kampionët dhe zikaltrit vuajnë pa golat e tyre

Arma shtesë mund të kthehet në hallkë të dobët. Një efekt bumerang që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve. Kjo është ajo që po ndodh me Interin dhe Milanin, duke u përballur me mungesën e gjatë të golave nga shënuesit e tyre përkatës, Romelu Lukaku dhe Olivier Giroud.

Nëse nga njëra anë, zikaltërit vijnë nga ndalesa e papritur ndaj Empolit në “San Siro”, e cila ndërpreu një seri pozitive dhe fillim pozitiv të gjithanshëm për vitin 2023, nga ana tjetër, seria e dobët e arritur nga sulmuesi francez është një nga arsyet e krizës së Milanit, e cila për momentin duket e pafundme.

Falë dëmtimeve të muskujve që e mbajtën larg drejtkëndëshit të gjelbër për një kohë të gjatë, belgu regjistroi vetëm 7 paraqitje në fazën e parë të Serie A, duke shënuar vetëm një gol.

Lukaku nuk ka shënuar në Serie A prej më shumë se pesë muajsh, domethënë që nga hapja e sezonit më 13 gusht në “Via del Mare”, në Lecce, ndeshje e fituar nga skuadra e Inzaghit 2-1. Më pas një agjërim i gjatë mes paraqitjeve sporadike dhe një dëmtimi që e detyroi të kalonte në “infermieri”.

Interi mund të llogarisë kontributin shënues të Lautaro Martinez, tashmë me 4 gola më 2023, dhe Edin Dzeko, i cili ishte vendimtar në ndeshjen direkte kundër Napolit më 4 janar dhe kundër Milanit në Riad, në finalen e Superkupës së Italisë. Sidoqoftë, Inzaghi pret me padurim golat e Lukakut, “heroit” të titullit të fundit zikaltër, fituar nga Antonio Conte.

Rikthimi i belgut në verë u mor si një garanci e rëndësishme nga pikëpamja e realizimit, pritshmëri të paplotësuara në gjysmë të rrugës. Siç thekson “Opta”, Lukaku mbërrin në janar me vetëm një gol nën emrin e tij për këtë kampionat. Belgu nuk ka shënuar në gjashtë paraqitje të Serie A, ecuria e tij më e keqe në elitën e futbollit italian.

Numrat “horror” pasqyrojnë bomberin në anën tjetër të Naviglio, Olivier Giroud. Francezi i mungon shumë Milanit të Piolit, i cili po përpiqet të gjejë rrugën e golit me tri ndeshje radhazi “thatë”, mes Kupës së Italisë (Torino), Superkupës së Italisë (Inter) dhe Serie A (Lazio).

Sulmuesi transalpin po kalon një moment shumë të vështirë, me ndjenjën për golin që shfaqet, e thënë më butë, në krizë. Giroud nuk ka shënuar që nga 5 nëntori, ndeshje që kuqezinjtë e fituan 2-1 kundër Spezias.

Pastaj një “agjërim” i gjatë që po shënon një kujtesë personale negative, e barabartë me atë të krijuar më parë: ish-lojtari i Chelsea dhe Arsenal nuk kishte shënuar në pesë paraqitje në ligë (410 minuta) dhe nuk kishte arritur kurrë në gjashtë paraqitje radhazi në kompeticion pa “kafshuar”.

Një shifër shqetësuese dhe një tabu që vetë sulmuesi francez shpreson ta thyejë tashmë me rastin e ‘ndeshjes së drekës’ të së dielës ndaj Sassuolos, në “San Siro”. Ky kundërshtar, Sassuolo, i kujton gjëra të ëmbla Giroud, sepse i shënoi dy herë në ndeshjen që “dekretoi” titullin kuqezi më 22 maj. Kujtime të ëmbla dhe një kundërshtar që i sjell fat, ndaj francezi do të përpiqet të zhbllokohet dhe të shënojë sërish.

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment