January 28, 2022
Portali Shprehja

Ahmeti është plotësisht i informuar për marrëveshjen me Alternativën

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se për Bashkimin Demokratik për Integrim, Alternativa është e mirëseardhur në Qeveri, shkruan TV21. Bekteshi thotë se Alternativa ndan vlera të njëjta me BDI-në dhe LSDM-në.

“Rreth vendimit të Alternativës edhe më parë Bashkimi Demokratik për Integrim e ka thënë qëndrimin e vetë se janë më tepër se të mirëseardhur, posaçërisht parti politike që i ndajnë vlerat e njëjta edhe me BDI-në edhe me LSDM-në, integrimin e vendit tonë në BE, ballafaqim me krizën energjetike dhe shëndetësore, që së bashku deri në 2024 të realizojmë programin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik”, deklaroi Bekteshi.

Tact Watches

I pyetur se nga cilët resorë do të heq dorë BDI, me qëllim që Alternativa të bëhet pjesë e pushtetit, Bekteshi tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është i informuar dhe se kryeministri Zaev do të shpalos marrëveshjen me Alternativën.

“Mendoj se për një orë kryetari i Qeverisë dhe kryetari i Alternativës do të zbardhin marrëveshjen e arritur. z.Ahmeti është plotësisht i informuar me bisedimet, me resorët se si do të ndahen mes partnerëve të koalicionit. Për BDI-në është e rëndësishme të realizohen investimet kapitale, të marrim datë për fillimin e negociatave dhe gjithsesi të rrisim standardin e jetesës për qytetarët”, tha mes tjerash Bekteshi.

Të Ngjajshme

Kovaçevski: Të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit

admin

Maqedoni, mbyllja e termocentraleve me qymyr më së voni deri në vitin 2030

admin

E konfirmon partia, Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

admin

Leave a Comment