September 25, 2020
Portali Shprehja

Ahmeti në Prishtinë, intervistohet nga Zyra e Prokurorit Special

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Siç njoftojnë mediat nga Kosova, dëshmia e Ahmetit do të dëgjohet edhe ditën e enjte. Intervistimi i tij po realizohet në zyrat e EULEX-it, ku edhe mëngjesin e sotëm janë parë veturat e liderit të BDI-së. Megjithëse mediat në Kosovë njoftuar zyrtarisht, nga partia e Ahmetit nuk komentuan ftesën e liderit tyre nga Dhoma e Specializuar. Nuk dihet nëse pas përfundimit të dëshmisë më 3 shtator, Ahmeti do të ndajë informacione për publikun. Jo zyrtarisht, burime nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë bëjnë të ditur se Ahmeti nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga shteti i Kosovës, për ndihmën juridike ndaj tij gjatë intervistimit. Sot ai ishte i shoqëruar nga sekretari organizativ i partisë, Artan Grubi.

Nga Zyra e Prokurorit Special thonë se informacionin për intervistim e ka bërë publik Ahmeti dhe se ata nuk ndajnë detaje nga hetimi.

“Jemi të vetëdijshëm se z.Ahmeti e ka kumtuar se do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit Special. Kjo zyrë nuk e ka bërë publike këtë informacion dhe nuk jep informacione mbi hetimin. Për këtë arsye nuk mund të japim informacione të cilat i kërkoni”, njoftojnë nga Zyra e Prokurorit Special, Kosovë.Ahmeti ftesën e Dhomës së Specializuar në Kosovë e konfirmoi më 22 korrik përmes një njoftimi në të cilin theksoi se është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit si një nga themeluesit e UÇK-së. Ftesa e Ahmetit vjen pak kohë pas paraqitjes në Hagë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shumë figurave të tjera politike. Ndonëse autoritetet në Kosovë nuk kanë një listë të personave të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve ose të akuzuarve, jo zyrtarisht flitet se nga Maqedonia e Veriut ka edhe persona të tjerë të cilët pritet të intervistohen së shpejti.

Adrian Kerimi

Të Ngjajshme

Ndalohen 5 persona për sulmin ndaj policëve në Veles

admin

Pahor: Të mos shtyhet fillimi i negociatave, konferenca ndërqeveritare të mbahet sa më parë

admin

Ish-kreu i Supremes, në bankën e të akuzuarve

admin

Leave a Comment