April 12, 2021
Portali Shprehja

Ahmeti: Nuk është diskutuar për shkarkime, u sqaruan të gjitha sonte

BDI ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë qendrore për diskutuar mbi zhvillimet e fundit në ekzekutiv dhe brenda në parti. Por Ali Ahmetit në fund të takimit u prononcua për televizionin Alsat se hedhin poshtë zërat për përçarje brenda partiake, duke i cilësuar si konspiracion në opinion. Ahmeti tha se takime të këtij niveli nuk ka pasur për shkak të pandemisë dhe prandaj ka pasur edhe mal informime dhe nevoja për diskutime, ku të gjitha ato u sqaruan sonte dhe nuk ka më vend për alibi të tjera.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë se opinioni duhet ta shoh se BDI-ja është më unik. Janë biseduar të gjitha çështjet, sepse ka pasur informacione të ndryshme në mungesë të takimeve për shkak të pandemisë, por i siguroj të gjithë se çdo gjë është sqaruar në këtë mbledhje. BDI-ja është e mirë organizuar, sepse jemi unik. Janë kaluar të gjitha dallimet mes nesh. BDI-ja është në binarët e duhur për të marrë përgjegjësi të reja. Nuk është biseduar as për një dorëheqje, por vetëm për përparime- deklaroi Ahmeti.

Ahemeti iu përgjigj edhe pyetjes për sa i përket protestës së djeshme ku pohoi se hallexjhinjtë po përdoren për qëllime politike dhe se BDI-ja ka inkurajuar gjithmonë dhe ka kërkuar hetime ndërkombëtare për këto raste.

E mira është që të mos keqpërdoren hallexhinjtë, mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi. Ne kemi qenë gjithmonë në kontakte me njerëzit që kanë pasur halle dhe jemi përpjekur t’i vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto çështje kemi kërkuar edhe ekspertizë ndërkombëtare, monitorim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar. Kemi kërkuar për çështjen e protestave të djeshme një hetim ndërkombëtar me ekspetë të huaj të fushës, ku ka ardhur një përgjigje pozitve nga amerikanët po ashtu edhe nga Evropa. Më rastet ku kemi kërkuar rishikim të procesit, është ribërë procesi si në këtë rast. Po ashtu ka edhe insatanca më të larta ku këta mund të ankimojnë çështjen dhe për sa na përket ne, do të bëjmë cdo gjë që kemi në dorë- përfundoi Ahmeti.

.

Të Ngjajshme

Dimri kaloi, ndërkohë qeveria nuk arriti të formojë një grup pune për planin e subvencioneve për ngrohje

admin

Shtetësia, Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

admin

46 viktima dhe 687 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment