November 28, 2022
Portali Shprehja

Ahmeti përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Negociatat të vazhdojnë deri në njohjen e ndërsjellë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell TV21. Ahmeti thotë se palët duhet të vazhdojnë me negociata deri në arritjen e njohjes së ndërsjellë.

“Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjellët. Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment