November 28, 2020
Portali Shprehja

Ahmeti: Qeveria duhet të porosisë menjëherë vaksinën kundër COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të përgatisë planin e shpërndarjes së vaksinës antiCOVID-19 dhe të vendosë kategoritë me prioritet për marrjen e saj në momentin kur ajo do të jetë e gatshme për përdorim.

Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëjë gati edhe planin e distribuimit.

“Të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vaksinë. Porosia e dozave është veç njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vaksinave janë sfida që kërkojnë planifikim. Sipas të gjitha gjasave Gjermania fillon më 15 dhjetor e Britania e Madhe ndoshta edhe më herët. Sipas parashikimeve, në SHBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vaksinën ta marrin mjaftueshëm njerëz”, thotë ai.

Sipas tij, punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike bëjnë pjesë në mesin e kategorive me prioritet për marrjen e kësaj vaksine, pasi që sasia e saj e kufizuar nuk mund të përdoret për të gjithë.

“Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative. Meqenëse nuk do të mund të vaksinohen të gjithë në të njëjtën kohë duhet të caktojmë procedurat e përdorimit të drejtë me prioritete. Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vaksinoheshin punëtorët shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Të tjerët mund të presim”, theksoi ai.

“E di që ju duket herët të diskutojmë tani, por mos diskutimi tani na shkakton humbje të dy muajve në fund” shkroi Ahmeti.

Të Ngjajshme

Ankohet Bekim Jashari: Ka dështuar shteti me Kullat e familjes Jashari

admin

Cakaj në Prekaz për 28 Nëntor: Drenicë, Zemra e Shqiptarisë

admin

Kurti për 28 nëntorin: Sot është kryedita e shqiptarëve, por nuk do të festohet siç kemi bërë çdo vit

admin

Leave a Comment