December 1, 2020
Portali Shprehja

Aksident i rëndë në dalje të Pejës, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasdite në dalje të qytetit të Pejës, rrugës për në Deçan.

Raportohet për katër persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture Mercedes ML dhe një Golf 4, që të dyja me targa vendore.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Pejës.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e të cilit katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës. Hetuesit janë në vendngjarje dhe informacione shtesë do të kemi sapo të përfundojnë ekzaminimet.”-deklaroi për ‘RADIO 1’, Driton Rugova – Zyrat për Informim i Policisë në Pejë.

Policia Rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve shkak mendohet të ketë qenë mospërshtatja me kushtet e rrugës./Njeshi/

.

Të Ngjajshme

Fushë Kosovë, gruaja godet me kabëll bashkëshortin

admin

Arrestohet një person në Prizren, ushtronte në vazhdimësi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

admin

Deçan, gjuhet me armë zjarri një person

admin

Leave a Comment