May 16, 2021
Portali Shprehja

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni.

Gashi po ashtu tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Urgjencë.

“Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Dollc. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe kamioni. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment