4 C
Skopje
April 1, 2019
Informacione Vendi

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, vdes një emigrant dhe lëndohen gjashtë të tjerë

Nëpunësit policorë të Qendrës rajonale për punë kufitare Jug sot në mëngjes në orën 4:30 në rrugën magjistrale Udovë-Demir Kapi, në afërsi të “Vodisirska Reka”, e kanë gjetur të vdekur S.I. (27), emigrant nga Bangladeshi si edhe 14 emigrantë nga Pakistani dhe Bangladeshi prej të cilëve gjashtë kanë qenë me lëndime të rënda trupore.

Siç kumtoi MPB, sipas deklaratave të emigrantëve, ata kanë kërcyer nga automjeti pasi drejtuesi i automjetit ju kishte thënë që të kërcenin poshtë pasi në rrugë ka polici. Me ç’rast janë lënduar, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë një ekip i Stacionit policor Vallandovë dhe është njoftuar prokurori publik, pas urdhrit të së cilit trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet në Gjevgjeli dhe Kavadar. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e drejtuesit të automjetit dhe zbardhjen e rastit.

Në rastin e dytë një emigrant ilegal është sjellë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndime nga goditja e trenit.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ushqimi i Shabanit nga Maqedonia e Veriut i papërballueshëm për gjermanët

shprehja

Tmerrohet Maqedonia, nipi e rrah deri në vdekje gjyshin e tij

shprehja

Dalja në zgjedhje, sfidë për suksesin e zgjedhjeve presidenciale

shprehja