May 17, 2021
Portali Shprehja

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal. Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment