May 17, 2021
Portali Shprehja

Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet motoçiklisti  

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Gllamnik, lëndime trupore ka marrë një motoçiklist.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë ,ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit  lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë  ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment