November 29, 2021
Portali Shprehja

Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Gllamnik.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tact Watches

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit me njësiti i trafikut ka dalë në vendin e  ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment