August 17, 2022
Portali Shprehja

Aksident me fatalitet në Bogë të Pejës, kamioni i merr jetën një personi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Bogë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin, se një person që është goditur nga kamioni që po barte beton, nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, që përfundoi me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, ka deklaruar Gashi.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Prizren, dëshmitari tregon detaje si u ther për vdekje me thikë shoku i tij

admin

Aksident në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

admin

U nis i armatosur drejt ambulantes për ta sulmuar një person, arrestohet i dyshuari në Suharekë

admin

Leave a Comment