December 3, 2020
Portali Shprehja

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen dy persona në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinë, konkretisht në drejtim të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë marrë pjesë tri automjete (dy vetura dhe një autobus).

“Sot rreth orës 10:30 në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit janë  lënduar dy persona”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Rrokulliset një veturë në dalje të Prishtinës

admin

Lëndim i rëndë trupor, shkon ta gdhend sëpatën, sulmohet fizikisht

admin

Arrestohet një person, tentoi t’i japë policit 10 euro ryshfet

admin

Leave a Comment