January 23, 2022
Portali Shprehja

Aksident mes dy veturave në Rahovec, një i lënduar

Sot rreth orës 09:00, në fshatin Kramavik të Rahovecit, ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit VW Golf ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xerxë – Kramovik dhe kur ka arritur në fshatin Kramovik, nuk i  është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes së automjetit të tij me rrugën që është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë ka dalë në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin Mercedes në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë.

Tact Watches

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme material në të dy automjetet ndërsa lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit VË Golf. Nga kalimtaret e rastit i dyshuari – i lënduari dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakove. I lënduari- i dyshuar ka pësuar frakturë në dorën e majtë, dhe pas marrjes se ndihmës së parë lirohet në shtëpi”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim dhe shitje të kokainës – në mesin e tyre një zyrtar policor

admin

Ishte nisur drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij, ndalohet nga policia

admin

Gjatë 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

admin

Leave a Comment