May 12, 2021
Portali Shprehja

Aksident mes një veture dhe traktori në Vushtrri, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pasi një person gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur një traktor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:45 në fshatin Reznik, Vushtrri.

Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, të cilët më pas janë liruar për në shtëpi.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës ka godit një traktor, në këtë rast katër pasagjerë  kosovarë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë ë dërguar në trajtim mjekësor, pas trajtimit janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment