November 29, 2021
Portali Shprehja

Aksident në autostradën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në autostradën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Vragoli, ku tre persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Tact Watches

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura. Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, tha Hoxha.

Tutje ai shtoi se apelojnë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

admin

Leave a Comment