April 17, 2021
Portali Shprehja

Aksident në Dollc, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku lëndime kanë marrë shtatë persona”, tha Gashi.

Gashi shtoi se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe se policia është duke u marrë me hetimin e shkaqeve që kanë çuar deri tek aksidenti. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet i kërkuari Valton Makolli në Prishtinë, dyshohet se ka kryer disa raste të mashtrimeve

admin

Arrestohen tre persona në Prizren për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik

admin

Gjendet i vdekur një person në Malishevë, afër tij një revole

admin

Leave a Comment