May 23, 2022
Portali Shprehja

Aksident në Gjakovë, motoçiklisti godet një vajzë dhe ikën

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ku një motoçiklist ka goditur një vajzë.

I njëjti më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Tact Watches

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Greza” në Gjakovë.

“Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qenë duke lëvizur me biçikletë në Rr. Gjergj Sokoli” në drejtim të lagjes “Dardania” I, mirëpo me të arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë në rrotën e pasme e më pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë në vend të ngjarës e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se si pasojë e këtij aksidenti, viktima pas një kontrolli mjekësor, rezulton se kishte tri brinjë me frakturë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

admin

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

admin

Mashtroi mërgimtarin përmes Facebook-ut duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim dhe 200 euro gjobë

admin

Leave a Comment