May 23, 2022
Portali Shprehja

Aksident në Pejë, lëndohen katër persona – njëri automjet drejtohej nga një i mitur

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30 në fshatin Qallapek të Pejës.

Tact Watches

Tutje në raport, thuhet se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëri nga drejtuesit e automjetit ishte i mitur.

Sipas raporti, njëri nga katër të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) dhe viktimën mashkull kosovar janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilëve iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Njëri nga viktimat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

admin

Një tjetër fëmijë humb jetën pasi ra në lumë, vdes 6-vjeçari në Dragash

admin

Mashtroi mërgimtarin përmes Facebook-ut duke ia marrë 750 euro, dënohet me 100 ditë burgim dhe 200 euro gjobë

admin

Leave a Comment