September 29, 2022
Portali Shprehja

Aksident në Pejë, vetura godet një të mitur

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vitomiricë e Pejës.

Një veturë ka goditur një këmbësore (e mitur), e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

E njëjta sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veture dhe një këmbësor, këmbësorja (e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment