March 1, 2021
Portali Shprehja

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen dy këmbësorë

Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik sot rreth orës 13:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, këmbësorët janë transportuar për në QKUK, ndërsa policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Bariu vret qenin e bashkëfshatarit të tij, pasi ia sulmoi qentë e sharrit

admin

Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

admin

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Pejë, hajnat vjedhin 700 euro

admin

Leave a Comment