October 21, 2021
Portali Shprehja

Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën Malishevë-Rahovec.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj tha për Telegrafin se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mos kujdesit në rrugë.

“Sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec në vendin  e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qenë duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes të shtuar gjatë vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues  duke kaluar në shiritin e kundërt qarkullues, dhe në atë moment kishte qenë duke qarkulluar në drejtim të Malishevës automjeti  tjëter të cilën e godet direkt në pjesën ballore”, njoftoi Gjurkaj.

Ai tutje shtoi se si pasojë e këtij aksidenti t ndodhur përpos dëmeve të konsiderueshme materiale në dy automjetet, po ashtu kanë pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe një bashkudhëtar.

“Dy persona të lënduar janë dërguar me autoambulant në QKUK në Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar në Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, gratë sulmohen fizikisht nga burrat e tyre

admin

Po kontrollonte paratë e deponuara, has në 700 euro që dyshohet të jenë falsifikuar

admin

Arrestohen dy marokenë në Istog, u zunë në flagrancë duke vjedhur

admin

Leave a Comment