November 29, 2021
Portali Shprehja

Aksidenti tragjik, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Spasovskit dhe Boçvarskit

Partia opozitare, VMRO-DPMNE sot ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski për aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Dorëheqjen e kërkojnë, pasi siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja, “korrupsioni sistemik çoi në një aksident me 44 viktima, përgjegjësi dhe dorëheqje të Spasovskit dhe Boçvarskit”.

Tact Watches

Reagimi i plotë:

Spasovski dhe Boçvarski të japin menjëherë dorëheqje, 3 ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur, ndërsa kush ka shpëtuar.

Autobusi i Besa Transit nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm, ka kaluar në doganë, ka kaluar kontrolle policore, inspektorate dhe është lëshuar në komunikacionin ndërkombëtar, jo një herë disa herë, dhe as Oliver Spasovski, as Boçvarski nuk e gjejnë fajin te vetja.

Në autobus padyshim nuk kishte pajisjet e nevojshme për shpëtim në rast aksidenti, ku përfshihen çekiçët e zakonshëm për thyerjen e xhamave, apo aparatet kundër zjarrit.

Tre ditë pas aksidentit, shteti nuk ka të dhëna se kush ka humbur jetën, sa persona kanë qenë në autobus, sa janë shpëtuar. Familjet e të vdekurve dhe opinioni kanë mbetur të supozojnë në media.

Gjithçka që duhej bërë ishte të kërkohej nga kompania një listë e personave që hipën në Maqedoni, sa prej tyre u kthyen dhe cilët ishin në cilin autobus. Për këtë operacion tl thjeshtë qeverisë i duhen tre ditë.

Rasti nxori në sipërfaqe se në të kaluarën janë vënë në qarkullim çfarë do lloj automjetesh dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë./TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment