June 5, 2023
Portali Shprehja

Aksidentohet për vdekje një 78 vjeçare nga Shkupi

Një i ri nga Shkupi ka goditur me veturë një grua të moshuar  në “Gjorçe Petrov” të Shkupit, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. Sipas raportit të policisë tragjedia ka ndodhur pasditen e djeshme.

“Me datë 22.05.2023 në ora 12:07 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga 25 vjeçari R.M. nga f. Gllumovë, komuna e Sarajit,  ka goditur M.N.(78) nga Shkupi. Pas aksidentit M.N. u dërgua në Klinikën “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut u konstatua vdekja e saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes kontroll është bërë nga ekipi i SPB Shkup.

.

Të Ngjajshme

26 vjet pas vdekjes së tij, Tupac merr një yll në Hollywood Walk of Fame

Shikoni çfarë i bënë amerikanët “Jugo” legjendar: Ekspozita e vitit 1997 është një hit i vërtetë

Burri pretendon se e klonoi të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale

Leave a Comment