July 3, 2022
Portali Shprehja

Aksidentohet vetura e policisë në Klinë, lëndohen katër persona

Katër persona, tre nga ta zyrtarë policorë kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në rrugën regjionale, Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Klinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Tact Watches

Sipas tij, në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra ndër to e Policisë së Kosovës.

“Aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë – fshati Klinë. Në aksident janë të përfshira  dy vetura, njëra policore. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë  lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë”, ka thënë Zahiti.

Tutje Zahiti tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

admin

Keqpërdorim i institucionit të AKI-së dhe mashtrim në tentativë, arrestohet 73 vjeçari

admin

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

admin

Leave a Comment