April 13, 2021
Portali Shprehja

Aksion policor në Strugë, arrestohen djemtë e Dilaver Bojkut

Burime të “360 Gradë” në Alsat thonë se mbrëmjen e së premtes në aksioni e koduar policor “I arratisuri” janë arrestuar djemtë e Dilaver Bojkut, respektivisht Erben dhe Besnik Bojku. Njësitet e policisë kanë arritur të kapin vëllezërit në rrugën rajonale Strugë-Dibër, gjegjësisht në hyrje të Veleshtës, ku edhe janë arrestuar derisa të dy kanë qenë të armatosur.

Erben Bojku kërkohej me tre fletarreste të brendshme dhe një fletarrest ndërkombëtarë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Strugë, për kryerjen e veprës penale vrasje dhe tregti ilegale me armë. Erben Bojku është dënuar me gjithsej 21 vite burg. Ndërsa, Besnik Bojku është arrestuar për posedim të armës.

Babai i dy vëllezërve, Dilaver Bojku ka qenë i dënuar për prostitucion të paligjshëm në fshatin Veleshtë të Strugës, ndërsa në gusht të vitit 2017 u qëllua për vdekje në kafenenë e tij në afërsi të ish stacionit të autobusëve në Strugë.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të jep më shumë detaje nga aksioni policore gjatë ditës së nesërme.

.

Të Ngjajshme

Caktojnë terminë dhe nuk shkojnë në vaksinim , imunologët: Vaksina “shpëtimi” i vetëm

admin

Spitalet private të ulin çmimet për pacientët e prekur nga Kovid-19

admin

Banorët e lagjes së Drenocit në Tetovë, blejnë ujë nga bashkëqytetarët e tyre

admin

Leave a Comment