November 25, 2020
Portali Shprehja

Aksioni në Karaçevë, 10 policë të arrestuar, rrënohen kazinotë

Aksioni i gjerë policor në fshatin Karaçevë për goditjen e veprimtarive të paligjshme, me theks të veçantë kazinotë ilegale, është duke vazhduar akoma.

Klan Kosova ka mësuar se në këtë aksion janë arrestuar 33 persona, në mesin e tyre edhe 10 zyrtarë policorë.

Sipas informatave që ka Klan Kosova në Karaçevë janë arrestuar edhe disa gra që dyshohet se e kanë ushtruar veprimtarinë e prostitucionit.

Këtë aksion, që është më i madhi i këtij lloji, e ka përcjellë nga afër drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Në këtë zonë janë rreth 10 kazino që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre ilegalisht prej kohës kur Kuvendi i Kosovës kishte marrë vendim për mbylljen e tyre në gjithë territorin e Kosovës.

Në ndërkohë të njëjtat filluan të rrënohen nga eskavatorët që ishin stacionuar në këtë zonë.

Gjithë ky operacion policor është zhvilluar pak orë pas paralajmërimit të Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu në interpelancën ku po raportonte për futjen e xhandarmërisë serbe pikërisht në këtë fshat.

Madje, ai akuzoi Albin Kurtin se nuk dha leje për një operacion të tillë gjatë kohës sa ishte kryeministër. /KlanKosova

Të Ngjajshme

Familja Jashari e gatshme të marrë përgjegjësi për postin e presidentit

admin

Biden shpall zyrtarisht emërimet për kabinetin e tij

admin

Cakaj takoi deputetin Kamberi: Shqetësime për pasivizimine adresave të shqiptarëve në Luginë

admin

Leave a Comment