April 13, 2021
Portali Shprehja

Aktakuzë kundër tre personave për “Vrasje në tentativë”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur me inicialet Z.Q., A. Ç., dhe L.I.

Sipas aktakuzës, i pandehuri  Z.Q., më 19 dhjetor 2020, në Kaçanik, me dashje ka tentuar që të privoj nga jeta të dëmtuarin A.A., duke e goditur të njëjtin me një mjet të mprehtë-thikë, në pjesën e pasme të kraharorit të majtë, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor dhe të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Ndërsa, i pandehuri A. Ç., ka marr pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit A.A., me ç’rast ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Kurse, i pandehuri L.I., me qëllim të dinjitetit të personit tjetër e sulmon fizikisht të dëmtuarin K.T., duke e goditur të njëjtin me mjet të mprehtë-thikë në pjesën e anës së majtë të shpinës, ashtu që i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor për çka i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Disa persona hyjnë me forcë dhe thyejnë gjësende në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

admin

Një punëtor bie nga shkallët e një shtëpie në Suharekë

admin

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

admin

Leave a Comment