October 2, 2022
Portali Shprehja

Aktakuzë ndaj pronarit të ‘Besa Trans’ Bekim Haxhiut dhe kompanisë

Gazetar: Adrian Kerimi

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë kundër Bekim Haxhiut dhe kompanisë “Besa Trans” për falsifikim të dokumenteve, përkatësisht falsifikim të certifikatës së licencës për transport publik në komunikacionin ndërkombëtar. Organi akuzës pretendon që Haxhiu përmes një dokumenti të falsifikuar dhe duke përdorur shoferët e angazhuar në kompani ka manipuluar me licencën dhe ka kryer shërbime transportuese në kundërshtim me ligjin.

“I akuzuari si drejtues i kompanisë duke përdorë mënyrën e njëjtë të veprimit, mundësitë e njëjta dhe në rrethana të ngjashme, përmes shoferëve të cilët kanë vozitur autobusët e kompanisë, ka përdorur si të vërtetë dokument të falsifikuar- Certifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin ndërkombëtarë. Një dokument i tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa drejtuesi (pronari) i kompanisë ka përgatitur dokument të rremë të cilët ia ka dhënë shoferëve të cilët më pas me një dokument të tillë e kanë kaluar kufirin shtetërorë. Nga 10.01.2021 deri më 21.11.2021 autobusi në të njëjtën mënyrë ka kaluar mbi 20 herë në disa vendkalime kufitare”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike

Prokuroria ka siguruar dëshmi të mjaftueshme edhe për keqpërdorimet e mundshme të doganierëve të cilët kanë lejuar qarkullimin e autobusit me certifikatë licence të falsifikuar.

“Dëshmitë e siguruara gjatë procedurës paraprake të cilat i referohen veprimeve të shërbimeve doganore në vendkalimet kufitare të obliguar për kontrollin e certifikatave të licencave për transport, do t’i dorëzohen prokurorit përkatës në Departamentin për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me kompetenca policore e cila funksionin në kuadër të Prokurorisë publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet tutje në komunikatë.

Televizioni Alsat tentoi të kontaktojë të akuzuarin Haxhiu për të komentuar aktakuzën e Prokurorisë, por i njëjti nuk iu përgjigj thirrjeve dhe porosive tona. Nga zjarri që përfshiu autobusin në autostradën “Struma” në Bullgari, jetën e humbën 45 udhëtarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut ndërsa 7 të tjerë u lënduan.

Për momentin në Bullgari është ndërprerë procedura hetimore me kërkesë të grupit hetimor pasi kanë kërkuar më shumë informacione nga kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut. / Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

admin

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Bosnja mban zgjedhjet e përgjithshme

Leave a Comment