January 31, 2023
Portali Shprehja

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari drejt krijimit të Partisë Konservatore Shqiptare?

Evi Kokalari ka nisur vitin e ri me qëllime të reja. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e saj sociale, Evi Kokalari ka vënë re se konservatorizmi akoma s’ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, ndaj dhe ka vendosur që ta bëjë vetë. Me dy rreshta të shkurtër, ajo u kërkon ndjekëseve të saj, mendim nëse ka ardhur koha të hapet Partinë Konservatore Shqiptare.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Me që jemi në ditët e para të 2023, dhe konservatorizmi akoma s’ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, mendoni se ka ardhur koha të hapim Partinë Konservatore Shqiptare? Komentoni: PO ose JO p.s. Diaspora të flas dhe të jap mendim mbi këtë çështje!!!,”-shkruan në postimin e saj Evi Kokalari.

Aktivistja Evi Kokalari për më shumë se një vit u angazhua me Partinë Demokratike, por vendosi që të kthehej në SHBA ndërsa në Shqipëri nisi debate publike me disa nga figurat e selisë blu. Së fundmi, ka pasur edhe ndonjë koment për të thënë edhe për kryedemokratin Sali Berisha.

Të Ngjajshme

“Poshtë Zajednica”, protesta kundër formimit të Asociacionit

admin

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

admin

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

admin

Leave a Comment