December 1, 2020
Portali Shprehja

Aktiviteti i dendur i Fondit “TROJET TONA”, kërkohet për së paku 2 javë mbyllja e bizneseve dhe veprimtarive lokale

“Trojet tona – Shoqata Ana e Malit SHBA” në bashkërendim me menaxhmentin e Shtëpisë së Shëndetit-Ulqin dhe Grupin e mjekëve, gjatë këtyre ditëve ka arritur si më poshtë:

Në bashkëpunim me drejtorinë e Shtëpisë së Shëndetit është bërë e mundur hapja e 》Covid Ambulancës《 në katin e dytë të objektit të Ambulancës në Katërkollë, shtimi i stafit mjekësorë me (2) dy mjekë dhe me (2) dy motra medicinale si dhe (1) një teknik për realizimin e testeve të shpejta Ag (Rapid testeve) si dhe PCR testeve;
Nga kjo javë Testet PCR do të realizohen në Ambulancën e Katërkollës, ku deri më tani janë bërë në total 25 teste PCR (1000 terene PCR i janë dhuruar Shtëpisë së Shëndetit Ulqin në total);
Dy javë më parë në Ambulancën e Katërkollës ka nisë realizimi i Rapid testeve Ag, ku deri më tani janë bërë 61 teste, ndër to 23 pacientë kanë rezultuar (+) pozitiv. Në total janë donuar 200 Rapid Teste Sars CoV-19 për Shtëpinë e shëndetit-Ulqin;
Në Ambulancën e Katërkollës bëhet shpërndarja e suplementeve vitaminoze dhe mineralike (vitamin C dhe Zn) tash e dy javë, sipas rekomandimeve mjekësore në luftë kundër Covid-19;
Në bashkëpunim me farmacinë private në Katërkollë, Fondacioni “Trojet tona – Shoqata Ana e Malit SHBA” ka bërë të mundur rimbursimin e antibiotikëve dhe ilaçeve për pacientët me Covid 19;
Kemi vazhduar sigurimin e antiviralit Remdesivir për pacientët të cilëve mjekët infektolog apo pulmolog ua rekomandojnë dhe që për shkak të kostos nuk mund ta sigurojnë.
Këto janë hapat e ndërmarra deri më tani nga “Shoqata Ana Malit – Fondacioni Trojet tona” dhe gëzon fakti që vlerësohen lart nga bashkëvendasit, personeli, menaxhmenti dhe grupi profesional i mjekëve. Tanimë mund të thuhet se në Anë të Malit janë plotësuar të gjitha kushtet që të gjithë banorët ta kenë shërbimin mjekësor afër, të disponueshëm dhe profesionalisht të mirëpërgatitur, ngjashëm me cilën do qendër Covid-19 kudo qoftë në rajon.

Vazhdojmë… duke u lutur që të kemi sa më pak raste!

Duke e ditur që në këtë luftë globale parandalimi është më efikas se mjekimi, “Trojet tona – Shoqata Ana e Malit”, personeli mjekësor dhe profesional, por edhe një pjesë e madhe e popullsisë që na kontakton ditë-për-ditë, rekomandon që EDHE PËR SË PAKU 2 JAVË të vijojë mbyllja e të gjithë bizneseve dhe veprimtarive lokale.
Le të vihemi të gjithë në shërbim të JETËS sepse vetëm ajo është e paçmim.

JU FALEMINDERIT!

Trojet tona – Shoqata Ana Malit SHBA

Të Ngjajshme

Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

admin

Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

admin

Von Cramon: Nuk mjafton të bisedohet, duhet datë për vizat e kosovarëve

admin

Leave a Comment