0.5 C
Skopje
December 3, 2019
BLUE

Aktori Çun Lajçi sërish prek me vargjet për tragjedinë në Shqipëri

Tërmeti kishte pasoja të rënda, shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Aktori Çun Lajçi, sërish ka shkruar vargje dedikuar Shqipërisë, edhe kësaj radhe rrëqeth me këtë dedikim.

T’kemi nanë moj Shqipni

T’kemi nanë moj Shqipni

djepa prap ke me përkundë

Njefsha t’mirën për ty Shqipni
që kurrë s’m’u lige
edhe kangën kurrë s’ma këpute
bane deka e kurrë nuk qave
s’t’piku loti përmbi gurë
çoje kryet ta puthi ballin zojë e randë
t’i marr dhimtë

e t’i vari n’sqep t’skyfterit
atje naltë n’t’kuqin flamur

Lugut t’Fanit po zbret Kosova
rreptë si Isa do djem t’ri
me t’dhanë shpirt nër gërmadha
me t’dhanë zemra

se t’kemi nanë mori Shqipni

Prishtinë, 03.12.2019″.

Artikuj të ngajshëm

Aktori i njohur gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

shprehja

Bebe Rexha zgjedh dy familje të cilëve do ua rindërtojë shtëpitë

shprehja

Sinan Vllasaliu dedikim të ndjerë bashkëshortes në këngën e re

shprehja