February 1, 2023
Portali Shprehja

Al-Nassr largon yllin për t’i bërë vend Ronaldo-s dhe për i bën një super favor United

Cristiano Ronaldo ka qenë në tribunë për ndeshjen e tij të parë zyrtare si lojtar i Al-Nassr. Një skenë që klubi saudit nuk dëshiron ta përsërisë më dhe për këtë arsye përshpejton të zgjidhë të gjitha çështjet burokratike dhe më në fund ta shohë portugezin në fushë.

Lojtari, i cili gjithsesi duhet të shlyejë ende dy ndeshje skualifikim, dënim i marrë në Angli, ende nuk është regjistruar për shkak të rregullit në fuqi në Arabi që kërkon që të gjitha skuadrat të mos kalojnë më shumë se 8 të huajt në skuadër. Numër që Al-Nassr ka arritur në masë të madhe, duke dështuar kështu të regjistrojë zyrtarisht ish-fenomenin e Real, Juve dhe United.

Kjo është arsyeja pse, sipas portalit saudit Al-Riyadh, lojtari i sakrifikuar për t’i lënë vend Cristiano Ronaldos do të jetë Aboubakar. Kontrata e lojtarit tashmë do të ishte ndërprerë për ta lënë të lirë me kosto zero.

Një boshllëk shumë i dobishëm për regjistrimin e Ronaldos, i cili kështu do të jetë në gjendje të debutojë në ndeshjen e Pro League të Al-Nassr kundër Al-Ettifaq më 22 janar. Megjithatë, lamtumira për Vincent Aboubakar favorizon Manchester United.

Në fakt, klubi anglez duket se ka vënë në shënjestër Aboubakar për të forcuar repartin sulmues. Sipas raportimeve të Talksport, Djajtë e Kuq në fakt kanë vendosur të vihen në lëvizje për qendërsulmuesin 30-vjeçar.

Fillimisht ata po punonin për huazim deri në fund të sezonit për sulmuesin e kombëtares së Kamerunit, por tani, duke pasur parasysh lajmet e fundit të raportuara nga Al-Riyadh, anglezët do të jenë të lirë të mund ta marrin lojtarin me kosto zero.

Një asist i vërtetë për Djajtë e Kuq që vënë bast për lojtarin kamerunas që ra në sy gjatë Botërorit me paraqitje të rëndësishme gjatë fazës së grupeve. Gjatë kohës së tij te Al-Nassr, Aboubakar shënoi 13 gola dhe dha gjashtë asiste në Arabinë Saudite. Një paraqitje e rëndësishme që ai shpresonte ta përmirësonte me ardhjen e Cristiano Ronaldo-s.

Dhe përkundrazi, dushi i ftohtë për të ishte pikërisht ai i një ndërprerjeje të papritur të kontratës, thuajse të detyruar, kundër një lojtari që me siguri do të kishte shumë interes në merkato, por që ndoshta shpresonte të mos ishte ai që do t’i linte vendin portugezit.

Në këtë pikë, Ten Hag falënderon nga distanca Cristiano Ronaldo-n që praktikisht ia dha Aboubakar pa pasur nevojë të shpenzojë asgjë nga pikëpamja ekonomike.

.

Të Ngjajshme

Magjistari i Marokut, driblime alla play station duke çuar majtas dhe djathtas mbrojtësin para golit! Luis Enrique e kishte parashikuar (PAMJET)

admin

UEFA ka ligje të caktuara, Chelsea ka shpenzuar thuajse 400 mln euro por në Champions duhet t’i përgjysmojë!

admin

Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

admin

Leave a Comment