7 C
Skopje
November 20, 2018
Poezi Shprehja

Alarmante Mik

U shua zëri kufomës në arkivol
Dhe ajo më nuk kalbej në varr,
Dora e papastërt më spreku askënd
E shigjeta mori drejtimin e saj.
Paraja blente vetëm atë që shitej
Mjerimi u nda copë-copë nga tjerët anembanë,
Gjaku më derdhej aty ku misk era do i vinte,
E nëna s’qante për të vrarët pa faj.
Motivi per penë aq lartë, tinguj arabesk,
Mjet gjykues që s’preku dora e krijesave,
Nga erdhi kjo dritë, nga ky shpëtim?
Kjo retorikë derisa nuk e besuan.
Të lumet ne për ty, Yaa ResulAllah
Yrnek për mua e ty, Aisha radiallahu anha.
E si mos të dridhem unë përbrenda,
Kur dëgjoj shkruaj për ty, Ya Muhammed, familjen e shokët e tu?
Në kohën tënde të isha, këtë privilegj se kisha.
Të qëndronim në këndin ku aroma e shpëtimit thëret,
Ulur a në këmbë, aty ku më i miri flet
Kush dëshiroi fitore, triumfoi në vend,
Baba, bashkshort, i dërguar, udhëheqës, dritë, mësues…
Përshkrim më i mirë të vëndohet epitet.
Me te vërtetë, agoi mëngjesi shpirtit
Poshtë oxhakut me tym të gërshetuar besimtarë
Shkronja të varfëra për të shkruar për kandilin
Për gjurmët në Tokë në cdo anë.
Alarmante gjendja, alarmante mik
Për pranverën që se shijuam
Tash ngricat na kapluan
A thua përsëri do kemi pak vapë ?
Nga ti pranvera e njerëzimit, Ya ResulAllah
Me mëshirën e Mëshiruesit, Mëshirbërësit
Shpresoj të kaloj kah ti, të të takoj
Një selam ta dërgoj, të lutem Zot këtë naj plotso.

Nermine Hamidi

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja