September 28, 2020
Portali Shprehja

Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është treguar shumë i ashpër me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Kurti në një intervistë dhënë televizionit të partisë së tij, TVV, ka dhënë madje mesazhe mjaft serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti.

“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti.

Tutje, duke akuzuar prokurorët kosovarë, Kurti ka thënë se në një shtet të së drejtës, që sipas tij synon të bëjë VV’ja, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.

“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti.

Të Ngjajshme

SHVL-UÇK: Kundër përdorimit të dhunës ndaj strukturave të OVL UÇK në Prishtinë

admin

Arrestime nga Specialja në Maqedoni? Katër vetura të EULEX-it futen në Maqedoni dhe nisen drejt Tetovës

admin

Kosovë: Përfundon paraqitja e parë e Salih Mustafës para Speciales

admin

Leave a Comment