March 20, 2023
Portali Shprehja

Alegri: Kërkojmë vetëm fitoren, Pogba është gati

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka folur në mikrofonat e “Sky” në prag të ndeshjes kundër Frajburgut, në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës Europa.

“Kemi përballë një ekip të katërt në renditje, të pamposhtur në grup. Ne duhet ta sjellim fitoren në shtëpi sepse do të ishte e rëndësishme të shkosh në Gjermani me një fitore. De Shilio sigurisht që nuk është i disponueshëm, Pogba është në dispozicion, por do ta konfirmoj nesër në mëngjes, Aleks Sandro është gjithashtu i disponueshëm.

Kieza apo Di Maria?

Më duhet ende të vendos, edhe sepse do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne të dielën. Ne nuk do të kemi Kean të skualifikuar dhe për këtë arsye midis të enjtes dhe të dielës duhet të menaxhoj sulmuesit në mënyrën më të mirë të mundshme duke pasur parasysh dy ndeshjet e ngushta”, ka thënë Alegri.

.

Të Ngjajshme

Ministrat e BDI-së vazhdojnë me keqpërdorimin e makinave zyrtare për qëllime partiake

Departamentit amerikan Shtetit: Të dhëna të besueshme se trupat ruse kanë kryer krime lufte

Sa ka ndikuar Covid-19 në lumturinë njerëzore?

Leave a Comment