September 27, 2022
Portali Shprehja

Aleksandar Albon, do të mungojë edhe në garën e Singaporit

Një fundjavë për t’u harruar ajo që kaloi për pilotin Aleksander Albon, që garon në Formula 1 me Uilliams. Mesnatën e së premtes ai pati probleme me apendisitin dhe u operua ditën e shtunë, duke mos garuar në pistën e Monza. Gjithsesi, problemet për pilotin britanik nuk përfunduan këtu. Ai ka përfunduar në terapinë intensive i intubuar, për shkak të një komplikacioni që pati pas operacionit. Sipas mjekëve, Albon kishte vështirësi me frymëmarrjen.

Sipas skuadrës Uiliams, një situatë disi problematike, por masa e marrë ishte paraprake, për të evituar më të keqen. Ai qëndroi në terapi intensive vetëm 24 orë dhe aktualisht ndodhet sërish në pavion.

Pritet që piloti të lërë spitalin brenda 48 orëve, por nuk dihet nëse do të garojë në pistën e Singaporit pas 10 ditësh. Ai nuk mori pjesë në garën e Monza dhe u zëvendësuar nga holandezi Nik De Vries.

.

Të Ngjajshme

Aksident zinxhiror në qendër të Shkupit, përfshihen pesë makina

admin

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Leave a Comment