May 21, 2022
Portali Shprehja

Alergjitë e zakonshme të pranverës dhe metoda të thjeshta për t’i lehtësuar ato

Ditët me diell, temperaturat e këndshme dhe bimët e lulëzuara për personat që kanë problem me alergjitë, janë një periudhë që kërkon kujdes të veçantë, por edhe përgatitje, në mënyrë që të shmangen plotësisht alergjitë apo të shfaqen sa më pak. Alergjitë prekin deri në 30 për qind të popullsisë së botës dhe kjo përqindje është vazhdimisht në rritje, transmeton Telegrafi.

Tact Watches

Ky reagim i tepruar i sistemit imunitar të njeriut ndaj ekspozimit ndaj substancave, që në shumicën e njerëzve nuk shkakton reaksion, mund të lehtësohet, përveç antihistaminave, edhe nga aktivitetet e përditshme që do të na lehtësojnë jetën.

Dush para gjumit – Nëse keni qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe nuk keni bërë dush para gjumit, ekziston mundësia që poleni të mbetet në shtratin tuaj dhe të jeni të ekspozuar ndaj alergjenëve gjatë gjithë natës.

Trajnim në ambiente të mbyllura – Nëse jeni tip që zgjoheni herët në mëngjes dhe preferoni stërvitjen në atë kohë të ditës, duhet të dini se përqendrimi i polenit është më i lartë në periudhën nga ora 5 deri në 10 të paradites. Prandaj, merrni parasysh ta bëni stërvitjen në ambiente të mbyllura ose të ndryshoni kohën kur ushtroheni.

Pastrim i rregullt i hapësirës së banimit – Çarçafët duhet të lahen në 90 gradë për të eliminuar të gjitha grimcat e polenit. Lani të paktën dy herë në javë dhe rregullisht fshijeni pluhurin, duke reduktuar kështu edhe praninë e polenit në dhomë. 

.

Të Ngjajshme

Rusia mund të marrë 100 miliardë dollarë nga BE-ja për gazin në vitin 2022

Rita Ora me të dashurin marrin gjithë vëmendjen në shfaqjen e modës ‘Dior Men’s SS/23’

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

Leave a Comment