January 17, 2021
Portali Shprehja

Algoritmi që identifikon a jeni i infektuar me Covid-19

Laboratori i Instituti i Teknologjisë së Masaçusets (MIT), ka zhvilluar një algoritëm me inteligjencë artificiale që ka shkallë saktësie rreth 98.5%, shkruan “Metro”.

Shkencëtarët thonë se personat me koronavirus tingëllojnë ndryshe kur kolliten, por vetëm teknologjia mund ta dalloj këtë, transmeton lajmi.net.

Mënyra që ju prodhoni tingull kur jeni i infektuar ndryshon, edhe nëse ju jeni asimptomatik. Përdorimi i këtij algoritmi mund të bëhet në shkolla, puna, transporte publike etj.

Laboratori i MIT ka testuar rreth 70 mijë mostra zanore të kollit, me 2,500 prej tyre duke qenë mostra të pacientëve të konfirmuar me koronavirus.

Në këtë mënyrë, inteligjenca artificiale prezantohet me këto mostra dhe do ta mësoj dallimin mes tyre.

MIT nuk është i pari që e ndërmori iniciativën për këtë projekt. Cambridge University dhe Carnegie Mellon University gjithashtu janë duke u marrë me të njëjtën gjë.

Në korrik Cambridge University raportoi një shkallë suksesi prej 80% dhe tani thonë se kanë pasur rreth 30 mijë mostra zanore të kollit. /Lajmi.net/

 

 

Të Ngjajshme

Brenda këtyre bunkerëve do të fshihen miliarderët nëse vjen fundi i botës

admin

Sa kushton prerja e flokëve nëpër botë? Zvicra do t’ju habisë

admin

Pse në Britani i kanë nga dy çezme në lavaman? Kjo është historia

admin

Leave a Comment