7.2 C
Skopje
November 23, 2019
Informacione Vendi

Ali Ahmeti letër Kadri Veselit pasi që u ftua nga Specialja

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka shkruar një letër kreut të PDK-së, Kadri Veseli pasi që ky i fundit u ftua nga Gjykata Speciale.

“I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci. Na paska qenë e shkruar, jo nga Perendia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.E nga Perendia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona. E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njejtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme. Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhnjyem në luftën tonë të drejtë.”, shkruan Ahmeti.(INA)

Artikuj të ngajshëm

Ramush Haradinaj: Ne jemi mashtrues – unë, Albin Kurti, Isa Mustafa, Hashim Thaçi

shprehja

Duraki: Gjuha element i bashkëpunimit dhe vlerë kulturore

shprehja

Një mesazh shumë i bukur në gjuhën shqipe nga Sheqerinska

shprehja