Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi dje pasdite miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal.
Gjatë ditës së sotme ka dalur edhe lista e votuesve që votuan pro ndryshimeve e që spikat edhe vota e kreut të BDI, Ali Ahmeti i cili ka votuar pro që këto ndryshime të miratohen.
Këto ndryshime parashikojnë ulje të dënimeve me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Me këto ndryshime ulet dënimi edhe për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, partner i deridjeshëm i kreut të BDI, Ali Ahmeti.